Rekord në Belgjikë: Pëllumbi shitet për 1.4 milion dollarë në një ankand online

Mos i humb

Në një ankand online të mbajtur në Belgjikë, një pëllumb me emrin Armando është shitur për një shumë marramendëse prej 1.252.000 euro (1.4 milion dollarë), njoftoi media e belgëve të dielën më çka është bërë shpendi më i shtrenjtë në botë.

Siç bëhet e ditur, pëllumbi postier i moshës pesëvjeçare, njëherësh kampion i shumëfisht në garat në shtigje të gjata, është blerë nga një kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Megjithatë, theksohet se pëllumbi i blerë nuk do të përdoret për gara, por vetëm për qëllime riprodhuese.

Armando ishte pritur të thyej rekordin e mëparshëm prej 376,000 euro (425,000 dollarë) që ishte paguar për një pëllumb që quhej Nadine – por jo me një diferencë kaq të madhe.

“Këtë javë u bë e qartë se Armando do të ishte pëllumbi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand online,” shkroi specialisti në faqen e pëllumbave të parajsës (Pipa.be).

Gara e pëllumbave është traditë në Belgjikë, Britani, Francë veriore dhe Holandë, megjithëse është në rënie.

Por, interesimi nga blerësit aziatikë viteve të fundit, duke pasur parasysh praktikën i ka dhënë një gjallëri të re të jetës. /tesheshi.com

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit