Rëndohet situata nga gripi në vend, 26 mijë njerëz të prekur

Mos i humb

Rëndohet situata nga gripi AH1N1.

Shkon në 24 mijë numri i personave të prekur në jave, ndërsa 600 të sëmurë kërkojnë ndihmë çdo ditë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

Shefi i departamentit te sëmundjeve infektive Arjan Harxhi tregon se spitali infektiv është ne kulmin e fluksit nga epidemia e gripit.

Sipas te dhënave edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Shqipëria, Finlanda dhe Luksemburgu, janë tre vendet me fluksin më të larte të të prekurve nga gripi. Mjeket thonë se epidemia do te vijoje te paktën edhe disa jave, ndërsa i bëjnë apel popullatës te ndjeke sistemin e referimit.

Specialitetet thonë se nuk ka vend për panik dhe se çdo i sëmurë duhet të ndjekë këshillat e mjekëve.

Krahas virusit AH1N1 ne vendin tone janë konstatuar edhe raste te gripit AH3N2, i cili është i një forme më të rëndë. Pak jave me parë një 44 vjeçar i sëmurë humbi jetën nga komplikacionet që i shkaktoi gripi. Ndërsa fruthi vijon të përhapet duke e çuar numrin e të prekurve në 80. Edhe nga kjo sëmundje u shënua një viktimë, një fëmije 7 mujashe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit