Rënie në sulmet anti-muslimane në Francë

Mos i humb

Sulmet kundër muslimanëve në Francë janë ulur për 34,6 për qind në vitin 2017 në krahasim me një vit më parë.

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë në Francë (ONCI), i cili vepron në kuadër të Këshillit Islam Francez (CFCM), që është institucioni më i lartë të muslimanëve në vend, ka përgatitur një raport në lidhje me krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Francë.

Sipas raportit, sulmet kundër muslimanëve në vitin 2017, në të cilin janë regjistruar 121 sulme, kanë shënuar rënie për 34,6 për qind në krahasim me një vit më parë.

Ndër të tjera, në raport është theksuar se në vitin 2017, krahas muslimanëve, në objektivin e sulmeve kanë qenë edhe xhamitë dhe faltoret, duke u sulmuar 68 prej tyre.

Teksa në vitin 2016 në Francë janë regjistruar 185 sulme kundër muslimanëve, sipas raportit, ndaj xhamive dhe faltoreve ishin rregjistruar 78 sulme.

Në anën tjetër, në raportin e publikuar nga Ministria franceze e Mbrojtjes ishte njoftuar se në vitin 2017 në sulmet kundër muslimanëve ishte shënuar rënie për 58,5 për qind në krahasim me një vit më parë. Në raportin e ministrisë gjithashtu ishte vënë në dukje se vitin e kaluar kundër muslmimanëve ishin kryer 49 sulme.

Ndërkohë, në kuadër të zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme, në të gjithë vendin u mbyllën 19 xhami, ndërsa nuk është marrë ndonjë vendim për mbylljen e ndonjë kishe apo sinagoge.

Në Francë gjendja e jashtëzakonshme u vendos pas sulmeve terrorsite me 13 nëntor 2015, që shkaktuan vdekjen e 130 personave, ndërsa u hoq me 1 nëntor 2017. Me disa ndryshime të bëra në ligjin kundër terrorizmit me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, u mundësua që disa rregullore që përfshinte gjendja jashtëzakonshme të ngelin të përhershme. Sipas ligjit, shumë kompetenca gjyqësore iu transferuan prefekturave, gjë e cila lehtëson mbylljen e xhamive./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit