Reshje dëbore në verilindje dhe juglindje

Mos i humb

Verilindja dhe juglindja e vendit janë përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura dëbore.

Në Dibër, temperaturat zbritën nën zero dhe ngrirja e dëborës së rënë në disa akse ka shkaktuar vështirësi. Në Bulqizë, trashësia e dëborës shkon në 5 cm, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë nga 15 deri në 20 cm.

Policia u ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet ku ka prani të dëborës. Edhe i gjithë qarku juglindor është mbuluar nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e saj të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në Qafën e Qarrit.

Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora ka shkuar 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi Qafë Thanë-Kapshticë kalohet me zinxhirë në disa pjesë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit