Reshjet e borës dhe ngricat, ARRSH pasqyron situatën e akseve rrugore

Mos i humb

Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në vend.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi për mediat raporton për gjendjen e akseve rrugore kryesore në të gjithë vendin.

Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.

Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripë të gjithë segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir në akset Kukes – Bushtricë dhe Kukës – Ura e Zapodit, Qafë Laç – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.

Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqizë – Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, por rekomandojmë përdorimin e zinxhirëve dhe gomave të borës pasi reshjet po intensifikohen.

Ne rruge Ura e Cerenecit – Stëblevë, po punohet me borëpastruese dhe fadroma per pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.

Ne segmentet e meposhtme qarkullimi kryhet me zinxhirë:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korce – Kapshtice, qarkullohet me zinxhire.

Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do të perkeqesohet. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit