Reshjet e shumta, KESH monitoron situatën në hidrocentrale

Mos i humb

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare po monitoron me kujdes situatën në Kaskadën e Drinit. Gjatë orëve të fundit është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës.

Aktualisht, kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m, ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s. Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s, ndërsa kuota është në 172.27 m.

Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m. Aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të 3 hidrocentraleve.
Situata paraqitet nën kontroll të plotë dhe Koorporata Elektroenergjetike po zbaton regjimin e përcaktuar në rregulloren e plotave/Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit