Revani me Shurup Portokalli

Mos i humb

Serbia blen sisteme raketore nga Kina, Reuters shkruan për afërsinë mes tyre

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në...

Anulohet testi i arritshmërisë në Kosovë për këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20. Vendimin...

“41 bis”/ 5 nga 7 bosët e krimit kundër vendimit: I kundra ligjshëm dhe abuziv

Avokati i Emiliano Shullazit ka kundërshtuar në gjykatën e Posaçme vendimin për klientin e tij që t’i nënshtrohet regjimit 41 bis.

Si Të Përballesh Me Simptomat Fizike Të Ankthit

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës...

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare.

Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet.

Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave.

Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të bashkohen në familje.

Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj.

Amvisat në shumë raste kombinojnë këtë ëmbëlsirë duke shtuar të tjerë përbërës që i shtojnë asaj edhe më shumë shije dhe aromë.

AgroWeb.org sjell një recetë të shijshme të revanisë me shurup portokalli, krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi si një alternativë fantastike për të shoqëruar dhe ëmbëlsuar drekat apo darkat në familje.

Përbërësit

1 gotë me miell gruri

½ gotë me sheqer

1 gotë me miell misri për ëmbëlsira

4 vezë

1 gotë vaj

1 pako pluhur pjekës (e gjeni në markete)

200 gr kos

2 vanilje

2 lugë mjaltë

lekurë portokalli

Përgatitja e sherbetit

2 gota ujë

2 gota sheqer

1 gotë uji me lëng portokalli

(I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet)

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi:

Në një tas të madh të bollshëm rrahim vezët.

Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.

Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit.

Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.

I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.

Ëmbëlsirën e fusim në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë.

E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.

Sapo e nxjerrim nga furra, i hedhim sherbetin e vakët.

Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin.

Për Përgatitjen e Sherbetin

Shtoni, ujin, lëngun e portokallit dhesheqerin, përjzeheni dhe lëreni tëmarrë valë derisa masa të trashet pak në formën e shurupit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...