Rezervat shtetërore po harxhohen, paralajmërohet rrezik financiar

Mos i humb

Qeveria e Kosovës po tregohet “dorëlirë” me shpenzimin e rezervave shtetërore. Fondit prej rreth 5 milionë eurosh të kësaj kategorie thuajse i ka ardhur fundi, ndonëse kanë mbetur edhe tre muaj deri në përfundim të vitit.

Njohësit e rrethanave politike e ekonomike kanë adresuar një varg kritikash për mënyrën sesi kryeministri i ka shpenzuar fondet e ndara për rezervat shtetërore, teksa paralajmërojnë edhe mundësitë që vendi mund të mbetet lehtësisht pa rezerv.

Shpenzimi enorm i rezervave shtetërore ka nxitur reagimin e monitoruesve të pasqyrave financiare të buxhetit shtetëror.

Ata janë duke paralajmëruar pozitë të vështirë të vendit si pasojë e keqmenaxhimit financiar të Qeverisë, të cilën e kanë quajtur krejtësisht të pakujdesshme në këtë aspekt. Mundësinë e shpenzimit të rezervave shtetërore nuk e kanë përjashtuar as përfaqësuesit e Qeverisë.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se në rast të shpenzimit të rezervave shtetërore mund të sigurohen mjete shtesë përmes rrugëve ligjore, të cilat garantohen nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit