Rihapet Mesxhid al-Aksa pas mbylljes së portave të saj nga policia izraelite

Mos i humb

Policia izraelite ka rihapur të gjitha portat e faltores së shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të Pushtuar, pasi më parë i kishte mbyllur.

Drejtori i Vakëfit të kompleksit të shenjtë Mesxhid al-Aksa, Sheik Omar al-Kisvani, në deklaratën për AA tha se, të gjitha portat e Mesxhid al-Aksasë të cilat ishin të mbyllura për disa orë janë hapur përsëri.

Ai tha se policia izraelite ka sulmuar muslimanët dhe punonjësit e vakëfit në faltoren e shenjtë, ndërsa ka arrestuar shumë palestinezë në mesin e të i cilëve edhe zyrtarë të Autoritetit të Vakëfeve Islame të Kudsit.

Kisvani deklaroi se incidentet kanë ndodhur pasi palestinezët kanë reaguar dhe kanë thyer zinxhirët të cilat policia dje i ka vendosur portës “Rahmet” në lindje të faltores. “Pas kësaj policia izraelite mbylli dyert e Mesxhid al-Aksasë dhe filloi të ndejk palestinezët brenda oborrit të faltore”, u shpreh Kisvani.

Kisvani më tej duke dënuar mbylljen e portave të Mesxhid al-Aksasë nga policia izraelite, theksoi se Porta Rahmet është një pjesë e Mesxhid al-Aksasë dhe se nuk mund të pranohen këto akte të Izraelit.

“Pesë persona janë arrestuar në përpjekje për të hyrë në një rajon të mbyllur me vendimin e gjykatës në Malin e Tempullit (Mesxhid al-Aksa)”, thuhet nga ana tjetër në njoftimin e policisë izraelite.

Nuk u dha më shumë detaje në deklaratën e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit