Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Mos i humb

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë edhe sonte.

Sipas vlerës së indeksit të cilësisë së ajrit, të cilën e ofron Ambasada Amerikane në Kosovë, në matjen e bërë në ora 20:00, ajri është klasifikuar në kategorinë që konsiderohet si ‘shumë i pashëndetshëm’.

Ky nivel i lartë i ndotjes së ajrit është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, shkruan periskopi.

Kohëve të fundit është rekomanduar që në net të tilla, kur ndotja e ajrit është aq e lartë, të evitohen daljet.

Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor si dhe Komuna e Prishtinës për dy ditë kishin ndaluar qarkullimin e veturave në rrugët kryesore të kryeqytetit, por kjo masë kishte pasur pak ndikim në rritjen e cilësisë së ajrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit