Rikthehet dimri me shi e borë në Shqipëri

Mos i humb

Vazhdon ndikimi i vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në të gjithë vendi deri pas mesditës kur vranësirat shtohen dukshëm në territorin e Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës sjell fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë në mbrëmje por kryesisht gjatë natës, reshje në të gjithë territorin. Parashikohen shira në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa reshje bore në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 ballë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit