Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Mos i humb

Vazhdon ndotja e ajrit në Prishtinë.

Me ngritjen e temperaturave është rikthyer edhe ndotja e ajrit në Prishtinë.

Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të ambasadës amerikane në Prishtinë, momentalisht ndotja e ajrit është shumë e pashëndetshme.

Në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit nga ky matës, ndotja e ajrit ka arritur në 255 PPM, shkallë kjo që llogaritet shumë e pashëndetshme, shkruan më tutje lajmi.net.

Këshillohet që të gjithë njerëzit t’i evitojnë daljet e tyre në natyrë gjatë kësaj kohe.

Madje kjo shkallë e ndotjes është shumë më e rrezikshme për të gjithë ata persona që kanë probleme të frymëmarrjes si astma.

Po ashtu këshillohet që prindërit në asnjë mënyrë të mos i ekspozojnë në natyrë fëmijët e tyre, pasi që kjo shkallë e ndotjes është mjaft e rrezikshme për ta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit