Rikthehet në AAK njëri prej themeluesve të saj

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partisë i është kthyer njëri nga themeluesit e saj, Arzen Bytyqi.

Këtë lajm ai e ka bërë të ditur pëmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ku ndër të tjera ka shtuar se AAK-ja i ka gjithmonë dyert e hapura për njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës.

Ja postimi i tij:

Radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është rikthyer, Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj.
AAK-ja, çdoherë, i ka dyert hapur për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës.
Arzenit i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit