“Rimarrja e Kirkuk-ut pengoi një komplot për ndarje të Irakut”

Mos i humb

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi se qeveria e tij ka zbuluar një komplot të dështuar për ndarje të shtetit, sipas të cilit, në fund të vitit të kaluar është kërkuar të pushtohen sërish krahina e Kirkukut dhe disa zona tjera të kontestuara brenda rajonit gjysmë-autonom kurd.

Komentet e Al-Abadit u bënë në prani të përkrahësve të tij në krahinën Wasit, të cilën e kishte vizituar në vazhdën e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për muajin maj.

Kryeministri irakian tha se grupi terrorist DEASH, në këtë mënyrë do ta bënte një vijë ndarëse me rajonin kurd, me çka në fakt, do të ndante Irakun.

“Iraku u përball me një sërë ndarjesh. Mediat ndërkombëtare raportuan se Iraku është i ndarë në kantone, me një pjesë të tij, nën kontrollin e DEASH-it”, tha al-Abadi.

Ai përgëzoi qeverinë qendrore në Bagdad për mposhtjen e DEASH-it, dhe sipas tij për zbulimin në kohë të këtij komploti, i cili ishte iniciuar nga referendumi për pavarësi rajonale të cilin e organizoi qeveria rajonale kurde (QRK) më 25 shtator të vitit të kaluar.

“Kemi rimarrë kontrollin mbi Kirkukun, bashkë me zonat tjera të kontestuara. Këto territore nuk i përkasin një etnie të caktuar, por të gjithë irakianëve”, tha al-Abadi.

Rikujtojmë se forcat irakiane, në tetor të vitit të kaluar morën kontrollin mbi Kirkukun, duke dëbuar forcat Peshmerga, besnike të QRK-së. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit