Rinis gjyqi për CEZ, dy çekë akuzohen për dëmin 5 mln euro

Mos i humb

Pas më shumë se katër muajsh zvarritje, herë për mungesë të avokatit dhe herë për mungesë të Prokurorisë, në seancë e së martës ka rifilluar procesi gjyqësor ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek dhe Jan Ivan, të cilët akuzohen për mashtrime me pasoja të rënda në vendin tonë.

Në këtë seancë, avokati mbrojtjes i çekëve, Arben Rakipi i kërkoi gjykatës që të shpallë të papërdorshëm disa ekspertiza kontabël që janë pjesë e përllogaritjes së dëmit që shkon deri në 5 milionë euro.

Sipas avokatit, këto ekspertime janë bërë pa patur dijeni pala mbrojtëse, e cila ka të drejtën e pyetjeve si dhe kontestimin e ekspertëve që janë përcaktuar.

Në lidhje me këtë kërkesë, gjyqtari i çështjes Sokol Tona ka kërkuar kohë që të shprehet, ndërsa ka caktuar që në seancën e radhës të fillojë pyetja e dëshmitarëve të akuzës.

Të gjithë dëshmitarët e prokurorisë ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ, janë të njëjtët me ato që dëshmuan ndaj ish-administratorit të DIA-s, tashmë të dënuar për të njëjtin mashtrim me CEZ-in, Kastriot Ismailaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit