Rinisi puna për Velierën, arkeologë dhe PD kundër projektit

Mos i humb

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë demokratike në Durrës kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës administrative të apelit për zbatimin e projektit dhe kërkuan sërish ndërprerjen e punimeve.

“Gjyqtarët vendosën të rrëzojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë Durrës për të rinisur punimet. Këta shkelën zonën arkeologjike A dhe ligjin që është i qartë. Ky projekt i ri e shkel po aq sa i pari arkeologjinë. Ne do të kërkojmë një masë tjetër të ndalimit të punimeve për shkak të rrethanave. Do t’i drejtohemi sërish gjykatës së apelit administrativ në Tiranë po dhe Gjykatës së Lartë për të ndaluar punimet”, tha Sazan Guri.

Kjo protestë vjen tre javë pas dhënies së vendimit të apelit administrativ në favor të Bashkisë Durrës, ndaj avokatja Mirela Jorgo që e ka ndjekur në gjykatë çështjen është dyshuese për efikasitetin e saj, dhe thote se drejtësia u ble

“Arsyetimi i gjykatave është se ju si shoqëri MenvGroup nuk njiheni ligjërisht dhe nuk keni përfaqësimin e duhur ligjor për ta çuar deri në fund këtë kauzë”, tha Mirela Jorgo, avokate.

Punimet në zonën e kontestuar arkeologjike A për ndërtimin e “Velierës” u pezulluan me vendim gjyqësor në shkurt të vitit 2017 për të rinisur një javë më parë me ritme të shpejta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit