Përbërësit:
• 8 vezë
• 8 lugë sheqer
• 10 arra të bluara
• 1 lugë miell
• Lëvozhgë limoni
• 300 gr xhelatinë
• 3 banane
• 100 gr çokollatë
Përgatitja:
Me mikser i rrahim vezët dhe sheqerin, i shtojmë arrat, miellin dhe lëvozhgën e limonit (i përziejmë me lugë).
Masa hidhet në tepsi katrore, të shtruar me letër kuzhine, piqet në temperaturë 200°C.
Brumi i pjekur përmbyset në pecetë të lagur, largohet letra dhe lyhet e gjithë sipërfaqja me xhelatinë,
Në cepin nga fillojmë mbështjelljen rendisim bananet e qëruara të spërkatura me limon.
Korja mbështillet me kujdes në formë role, pasi të ftohet, e lyejmë me 100 gr çokollatë të shkrirë më parë në avull me 2 lugë qumësht dhe 2 lugë vaj.
Pritet në rrathë sipas dëshirës dhe servohet.
Ju bëftë mirë!