Rrahje mes serbëve për “Bozhiç”, Vuçiç bën thirrje për qetësi dhe stabilitet

Mos i humb

Të paktën katër serbë dhe një polic kanë marrë lëndime trupore në disa raste kur një numër i të rinjve serbë janë rrahur mes vete. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një mesazh dërguar serbëve të Kosovës ka thënë se Serbia dëshiron t’i zgjidhë problemet mes serbëve dhe shqiptarëve për të pasur paqe dhe stabilitet të përhershëm.

Kërshëndellat ortodokse apo “Bozhiçi”, siç e quajnë serbët, nuk kanë kaluar qetë në veri të Mitrovicës.

Një varg rrahjesh në mes të grupeve të serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës janë shënuar të shtunën, në natën e “Bozhiç”-it, siç i quajnë serbët kërshëndellat ortodokse. Në dy raste ka edhe të lënduar, kanë bërë të ditur burimet e Policisë në veri të Mitrovicës.

Në mesin e serbëve të veriut të Mitrovicës është parë të shtunën dhe të dielën edhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ndërsa me një mesazh serbëve të Kosovës u është drejtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan zeri. Policia e Kosovës ka njoftuar se një rrahje në mes të dy grupeve të mëdha të serbëve të veriut të Mitrovicës ka ndodhur në rrugën kryesore “Mbreti Peter I”, në diskotekën “Sfens”.

Policia ka njoftuar për katër persona që kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin e veriut të Mitrovicës.

Një tjetër rrahje në mes të grupeve të serbëve ka ndodhur në kafenenë “Princip”, e cila ndodhet në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës. Rrahja ka eskaluar pasi janë përfshirë shumë të rinj. Policia e Kosovës ka intervenuar dhe me atë rast edhe një polic ka marrë lëndime trupore./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit