Rrëfimi prekës i nënës së 27 vjeçarit që vdiq dje në Mitrovicë: Paguhej 10 euro në ditë!

Mos i humb

Azemine Behrami, nëna e Visar Behramit, punëtorit që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë ka treguar për Indeksonline momentin e fundit të ndarjes me djalin e saj.

Në një intervistë prekëse dhe tejet të dhimbshme, Azeminja tregon se si djali i saj, Visari ankohej për pagesën e vogël që bëhej ndaj tij.

10 euro në ditë ishte mëditja që tashmë i ndjeri Visar Behramaj merrte për punën fizike që bënte në kompani.

Nëna tregon se djali punonte pa kontratë dhe pa sigurim shëndetësor.
“Unë jam nana e Visarit. Visari dje u shku në punë, unë e kam përcjell e më ka thanë: ditën e mirë.

E kah ora tetë e akshamit tuj këqyr ndodhi qajo. Të sigurt nuk ishim që ai, se i kish nda ai shefi disa anej e disa anej.

Edhe, kur thanë “njo ka mbet në dhe nuk po muj e nxjerrin”. Tani kanë nga të gjithë, falemnderit prej tyre.

Deri kah në 12 e kanë gjet, na mbajshim ymyd që ishte gjallë. Kush e ka kujtu vdekjen e tij?… Kush ka fiqiru. I gjallë shkoi, i vdekun me erdh…

As s’ka pas sigurim as gja të gjallë. Nga 10 euro e ka pagu… As sigurim as gja të gjallë.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit