Rregullat e mirësjelljes të cilat i kemi mësuar në të kaluarën, por fëmijët e sotëm nuk i mësojnë

Mos i humb

Rregullat e mirësjelljes dhe zakonet e ngjashme duket se ndryshojnë përgjatë viteve.

Shumica e fëmijëve të sotëm nuk dinë zakone të së kaluarës, siç është kontakti me sy dhe shkrimi i një letre falënderimi me dorë, transmeton Telegrafi.

Ndonëse kjo është duke ndodhur, ekspertët thonë se këto aspekte të mirësjelljes së kaluarës duhet të rikthehen prapë.

Më poshtë i keni disa prej rregullave të mirësjelljes që i përkasin së kaluarës dhe që nuk iu mësohen më fëmijëve.

Të biseduarit në jetë reale e jo përmes teknologjisë

Këto ditë, kur është fjala për fëmijët e mirësjelljen, duket se telefonat e mençur shpeshherë i zëvendësojnë bisedat në jetë reale.

Vite më parë, fëmijët janë mësuar si të flasin, si t’i formulojnë fjalitë e si të diktojnë, por sot mësohen si të ulen dhe ta përdorin teknologjinë për të komunikuar.

Ngritja në këmbë gjatë prezantimeve

Kur njoftoheni me një person të ri, a ngriteni në këmbë për ta përshëndetur?

Në vitet e kaluara, fëmijët janë mësuar se duhet të ngritne në këmbë çdo herë për ta përshëndetur dikë, ndërkaq sot nuk e bëjnë më këtë.

Marrja e lejes para se të bëjnë diçka

Ndonëse fëmijët është dashur të kërkojnë leje nga prindërit para se të merrnin ose bënin diçka, duket se i njëjti rregull nuk aplikohet edhe sot.

Këto ditë, shoqëria jonë na inkurajon t’i lejojmë fëmijët të ndihen të lirë për të bërë çfarëdo që duan. /Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit