Rrënimi i shtëpive të Gjirokastrës ndalet me zgjidhjen e çështjes së pronësisë

Mos i humb

Një tjetër banesë historike në Gjirokastër, ajo e familjes Hroni në lagjen “Pazar i vjetër” rrezikon shembjen, për shkak të braktisjes dhe mungesës së ndërhyrjeve përgjatë 5 dekadave të fundit.

Banesa “monument kulture” e kategorisë së dytë e ka humbur stabilitetin në pjesën e sipërme të strukturës, e rrezikon të shembet në një rrugë kalimtarësh, në një prej lagjeve turistike të Gjirokastrës.

Theodhora, banore e lagjes thotë se Drejtoria Rajonale vetëm sa është munduar ta reduktojë rrezikun, duke i vendosur një mbajtëse prej druri krahut që anon mbi rrugë, por frika është e madhe për fqinjët.

Arif Huso, specialist për ndërhyrjet e emergjencës pranë DRMK-së në Gjirokastër thotë se, me fondet e kufizuara nuk mund të bëhej më shumë, pasi shpëtimi i objektit kërkon investime të mëdha kapitale. Ai flet edhe për mungesën e bashkëpunimit me pronarët, që është tipike për shumë banesa që rrezikojnë shembjen në qytet.

Vëtëm gjatë 5 viteve të fundit, Gjirokastra ka humbur banesa të rëndësishme historike të kategorisë së parë, si Lolomani, pjesë të banesës Kabili, dy banesa historike në “Pazarin e vjetër” dhe së fundi banesa e familjes Sako, pranë kompleksit të “7 Krojeve”.

Specialistët e Trashëgimisë pranojnë se, zgjidhja e çështjes së pronësisë për shumicën e banesave mund të shënonte edhe fillimin e parandalimit të rrënimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit