Rreth 1.8 milion njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

Mos i humb

Të dhënat e universitetit treguan se gjithsej 1.801.461 njerëz fituan betejën kundër COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara është mbi 4.82 milion, prej të cilëve 319.031 kanë vdekur.

SHBA kryeson me numër më të madh të të shëruarve me 283.178, pasuar nga Gjermania me 155.681 dhe Spanja me 150.376.

Por SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur, me numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19, me mbi 1.5 milion raste dhe mbi 90 mijë vdekje.

Sa i përket numrit të vdekjeve, Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta me 34.876 vdekje, kurse Rusia është vendi i dytë që ka numrin më të lartë të rasteve, gjegjësisht 299.941 raste të zbuluara deri më tani.

Kina, ku u shfaq virusi për herë të parë në dhjetor, ka regjistruar gjithsej 84.063 raste dhe 4.638 të vdekur.

Në përgjithësi, virusi është përhapur në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar.

Pavarësisht numrin në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë virusin vuajnë nga simptoma të lehta para se të shërohen plotësisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit