Rreth 100 mijë muslimanë falën Kurban Bajramin në Mesxhid-i Aksa

Mos i humb

Muslimanët që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtimin e Izraelit kanë tejmbushur Mesxhid-i Aksanë në namazin e Kurban Bajramit.

Ka arritur në dhjetëra mijëra numri i palestinezëve që kanë mbërritur në Mesxhid-i Aksa që nga namazi i jacisë në ditën e Arafatit. Përveç kësaj, muslimanët palestinezë që dëshironin të vinin në Mesxhid-i Aksa nga lagjet e largëta të Kudsit të pushtuar Lindor formuan radhë të gjata në rrugët që çojnë në rrethin e Qytetit të Vjetër ku ndodhet Harem-i Sharif.

Dhjetëra mijëra muslimanë që kanë pritur deri në namazin e Bajramit në Mesxhid-i Aksa duke dëgjuar pjesë nga Kur’ani dhe tekbiret, pas namazit kanë dëgjuar hutben e Bajramit, ku dhe pas namazit janë shpërndarë disa dhurata dhe janë zhvilluar disa aktivitete për fëmijët.

Rreth 100 mijë muslimanë falën Kurban Bajramin në Mesxhid-i Aksa
Muslimanët që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtimin e Izraelit kanë tejmbushur Mesxhid-i Aksanë në namazin e Kurban Bajramit
21.08.2018

Zëdhënësi për media i menaxhimit të fondacioneve islame të Kudsit, Firas ed-Dibs, ka theksuar se në Aksa për namazin e Bajramit kanë qenë të pranishëm rreth 100 mijë muslimanë të ardhur edhe nga vende të tjera të ndryshme islame dhe arabe.

Myftiu u Kudsit dhe Palestinës, Muhammed Husejin në hutben e Bajramit ka bërë të ditur se banorët e Kudsit dhe mbrojtësit e tij të quajtur “murabit” janë të vendosur që ta ruajnë Aksanë kundër pushtimit dhe kolonëve hebrenj.

Husejin ka bërë kritika kryesisht ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë okupuese që lejojnë radikalët e djathtë në Parlamentin izraelit të hyjnë në Aksa./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit