“Rreth 22 përqind e popullatës në Maqedoninë e Veriut llogaritet e varfër”

Mos i humb

Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, rreth 22,2 për qind e popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut konsiderohet i varfër, tha Sait Saiti, sekretari i përgjithshëm i organizatës në vend.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë, në bashkëpunim me Shoqatën “Site Siti”, organizoi sot një konferencë për shtyp me rastin “Javës së Solidaritetit”, e cila këtë vit shënohet nga 15 deri më 21 prill nën moton “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”.

Në kuadër të javës do të organizohet edhe aksioni humanitar “Ushqe 10.000”, përmes të cilit, në pjesën më të madhe të qyteteve të Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët dhe kompanitë humane do të jenë në gjendje të dhurojnë ushqime dhe të holla.

Në konferencën për shtyp, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti, duke theksuar se sipas të dhënave zyrtare të cilat i kanë rreth 22,2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend konsiderohet e varfër, tha se nuk është e përshtatshme të supozohen shifra, pasi në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur regjistrim të popullsisë që nga viti 2001.

“Varfëria nuk nënkupton vetëm mungesë të ushqimit. Ne gjithashtu mund të flasim për varfërinë kulturore, varfërinë ekonomike dhe varfërinë materiale. Duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë, të dhënat tona tregojnë se numri i të varfërve është 22 përqind”, tha Sait Saiti.

Bllazhe Josifovski nga organizata joqeveritare “Site Siti” vuri në dukje se për fat të keq ka rritje të numrit të varfërisë në Maqedoninë e Veriut me rreth një për qind, duke shtuar se në vitin 2017, 460.000 njerëz kanë qenë në pragun e varfërisë.

“Sipas të dhënave që ne përdorim si një organizatë ‘Site Siti’ nga Enti Shtetëror i Statistikave, mund të themi se në vitin 2017, 460.000 mijë në Maqedoni kanë qenë duke luftuar për të siguruar të gjitha vaktet gjatë ditës. Shifrat e mëparshme flasin për 435.000 qytetarë. Pra, rritja është për një për qind”, theksoi Josifovski, duke shprehur shpresën se brenda aksionit humanitar do të dhurohet sasi e mjaftueshme e ushqimit në mënyrë që disa nga nevojat mujore të qytetarëve të mund të përmbushen.

Sipas Kryqit të Kuq, në mbarë botën, dy miliardë njerëz jetojnë në varfëri, 750 milionë në varfëri ekstreme dhe 800 mijë në uri kronike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit