Rrethimi në Gaza u ka marrë jetën 1.000 mijë personave

Mos i humb

Për shkak të rrethimit të Izraelit në Gaza për më shumë se 10 vite rreth 1.000 palestinezë kanë humbur jetën.

Koordinatori i Komitetit të Organizatave Bamirëse në Palestinë, Ahmed el-Kerd në një konferencë për media të titulluar “Viktimat e Rrethimit të Gazës” tha se “Rreth 1.000 persona e kanë humbur jetën për shkak të rrethimit”.

Kerd bën të ditur se 450 prej tyre kanë humbur jetën për shkak të shembjes së sektorit të shëndetësisë, mungesës së barnave, pajisjeve mjekësore si dhe moslejimit që të dilet jashtë Gazës për trajtim. Ai bëri të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën për këto shkaqe në vitin 2017 është 57.

Kerd thotë se 100 persona kanë humbur jetën për shkak të metodave si përdorimi i qirit, sobës dhe metodave të ngjashme si alternativë për energjinë elektrike pas bombardimit të burimit të vetëm të kësaj energjie në Gaza nga Izraeli.

“Pa energji elektrike njerëzit u detyruan të përdorin qirinj dhe të djegin dru. Për këtë arsye shpërtheu një numër i madh zjarresh dhe shumë persona humbën jetën”, thotë ai.

Kerd njofton se numri i personave të cilët kanë humbur jetën gjatë punës së peshkimit dhe blegtorisë nën kushtet e imponuara nga rrethimi, ka arritur në 350 persona. “Shpëtoni Gazën nga këto kushte. Edhe sa viktima duhen për të vepruar”, thotë ai.

Duke thënë se Gaza është burgu më i madh në botë, Kerd potencon se duhet të gjendet një zgjidhje për ndërprerjet e energjisë elektrike të cilat shkojnë deri në 20 orë.

Në anën tjetër një grup i palestinezëve të cilët u mblodhën në sheshin ‘Saraya’, realizuan një ceremoni simbolike të varrimit për viktimat e rrethimit. Protestuesit po ashtu mbajtën pankarta me mbishkrime “Ku është e drejta ime e energjisë elektrike?”, “Ku është e drejta ime për jetë të ndershme”.

Izraeli pas daljes me sukses nga zgjidhjet e vitit 2006, filloi të zbatojë rrethimin ndaj Gazës. Përkundër reagimeve ndërkombëtare ky rrethim vazhdon pandërprerë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit