Rrezik i lartë në komunikacion, në 700 kilometra rrugë nacionale nuk e mirëmban askush sinjalizimin

Mos i humb

Sinjalizimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës po mungon në qindra kilometra rrugë të cilat janë nën përgjegjësinë e ministrisë së Infrastrukturës.

Në shumë rrugë të Kosovës nuk dihet ku fillon e ku mbaron vija e plotë e shenjëzuar në komunikacion. Janë mbi 700 kilometra rrugë që bijën në përgjegjësinë e ministrisë së Infrastrukturës për të cilat nuk ka asnjë kompani të kontraktuar për mirëmbajtjes e sinjalistikës së tyre, shkruan lajmi.net.

Ministria e Infrastrukturës që rreth një vit e gjysmë ka hapur tender për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, por akoma nuk ka arritur që të finalizojë të tërin.

Dy pjesë të këtij tenderi lot II dhe lot III, ndodhen në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pasi ky organ gjeti që Ministria shpërbleu një operatorë kundërligjshëm për mirëmbajtjen e këtyre dy pjesëve. Procesi nuk ka përfunduar akoma për këto dy pjesë, ndërkohë për pjesët tjera është nënshkruar kontrata në mars të vitit të kaluar.

Lajmi.net ka kërkuar një sqarim nga ministria e Infrastrukturës lidhur ecurinë e këtij tenderi, por institucioni që drejtohet nga ministri Pal Lekaj nuk ka kthyer përgjigje. Ndonëse, tenderi për këtë punë është hapur më datë 04. 08. 2017, rrugët që mbulohen nga lot 2 dhe lot 3 e që janë kryesisht nëpër Dukagjin janë pa mirëmbajtje nga qershori i vitit 2016, ngase në atë kohë i ka skaduar edhe kontrata kompanisë së kontraktuar.

Sinjalizimi i rrugëve për lot II është paraparë që të mbulojë këto rrugë:

Mutivodë –Prishtinë –Pejë M-9 ….. 157.00 km

Bellopoj –Istog –Vrellë R – 103 …..22.00 km

Klinë –Burim R 104 ….. 45.00 km

Skenderaj – Klinë –Vushtrri ….. 48.00 km

Pejë –Kullë R-106 ….. 26.50 km

Arllat –Rahovec –Xerxë R -110 ….. 38. 00 km.

Paramasa dhe parallogaria për lot III bijë mbi këto rrugë

M-9 Dollës –Ponoshec ….. 51.00 km

R- 107 Pejë –Prizren ….. 70.00 km

R-109 dDecan –Junik –Ponoshec ….. 18.00 km

R-111 Kramavik –Xerxë ….. 38.00 km

R-119 Kijevë –Malishevë –Dulë ….. 28. 00 km

R-120 Leban –Janjevë ….. 55.00 km

R121 Raushiq –Gllogjan –Zajm ….. 27. 30 km

R-129 Mitrovicë –Bajgorë ….. 35.00 km

R-220 Mitrovicë –Prill –Shkabaj ….. 32. 50 km

Për këtë lot po nevojiten këto pozicione: 1, tërheqja e vijës së mesit e ndërprerë, 2. Tërheqja e vijës së pa ndërprerë, 3. tërheqja e vijave kufizuese, 4. punimi i vijave të stopit, 5. Punimi i vijave të rreshtimit, 6. Punimi i ishujve dhe vendkalimeve, 7. Punimi i shigjetave dhe mbishkrimeve.

Policia nuk ka statistika për aksidentet që shkaktohen nga mungesa e shenjave

Policia e Kosovës nuk ka të dhëna për aksidentet që shkaktohen si pasojë e mungesës ose dëmtimit të shenjave udhërrëfyese.

“Lidhur me vendosjen apo mungesën e sinjalistikës, t’i adresoheni autoriteteve kompetente në nivele lokale dhe Ministrisë kompetente në nivele qendror. Ne si PK, varësisht nga informacionet apo të gjeturave në terren ju adresojmë rekomandime institucioneve kompetente në fjalë”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës për lajmi.net.

Policia ka arritur që të ofrojë statistika lidhur me numrin e përgjithshëm të aksidenteve dhe tiketave për kundërvajtje të ndryshme në nivel vendi.

Sipas statistikave të policisë, numri i aksidenteve në vitin 2018 ka qenë 15,741 aksidente.

Veçmas aksidente me të lënduar kanë qenë 6217 aksidente. Persona të vdekur në komunikacion kanë qenë 129. Ndërkohë, për periudhën janar –shkurt 2019 numri i aksidenteve është rreth 2000 sosh, kanë qenë 14 persona të vdekur.

Lajmi.net ka parë rrugë me rrezikshmëri shumë të lartë e ku shpesh ka edhe aksidente, në të cilën nuk ka asnjë vi, është rruga në Dollëc të Klinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit