Rrezik zjarr në motor, Volvo tërheq 1 milion automjete nga tregu!

Mos i humb

Prodhuesi i makinave Volvo po tërheq më shumë se një milion automjete në mbarë botën, pasi disa pjesë të motorit mund të shpërbëhen si pasojë e ndonjë zjarri, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ai tha se në rastin më të keq, problemi mund të shkaktohet nga një zjarr në motor.

E megjithatë, siç u tha, Volvo nuk ka regjistruar ndonjë rast të tillë deri tani.

Sipas televizionit suedez SVT, problemi lidhet me modelet e motorave katërcilindrik nafte nga 2014 deri në 2019.

Këto janë modelet V40, V60, V70, S80, XC60 dhe XC90.

Ky është një tjetër lajm i keq për Volvon, të cilin e kanë në pronësi kinezët, pas njoftimit të së enjtes për një rënie të ndjeshme të fitimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019, pavarësisht nga një rritje e konsiderueshme në shitje. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit