Rreziku nga sulmi në zemër

Mos i humb

Për miliona amerikanë Bob Harper ishte sinonim për shëndetin e mirë dhe trajner i njohur i fitnesit që ka ushtruar çdo mëngjes me audiencën në emisionin “The Biggest Loser”.

Megjithatë, në shkurtin e kaluar, pesëdhjetë e dyvjeçari Harper përjetoi një sulm në zemër në një palestër, në Nju Jork. Atë e shpëtoi pajisja CPR për rianimim. Ai kaloi dy ditë në koma dhe kur u zgjua u takua nga një mjek, i cili i tha se shëndeti i tij ishte i shkëlqyeshëm. Epo, ç’po ndodh tani?

Fajtor ishte yndyra në gjak e quajtur lipoproteinë (a). Ndërsa mjekët në mënyrë rutinore testojnë lipoproteinat tjera, të tilla si HDL dhe LDL, rrallë herë merret parasysh edhe lipoproteina (a), e njohur si Lp (a), e cila mund të tregojë nëse jeni në rrezik të një sulmi në zemër. Përkatësisht, nivelet më të larta trefishuese të yndyrave në gjak sugjerojnë një rrezik.

Shumica e njerëzve nuk kanë pse të shqetësohen. Nivelet e kësaj yndyre përcaktohen nga gjenetika dhe vlerat e saj rrallë ndryshohen gjatë jetës.

Megjithatë, Harper, i cili kishte nivele shumë të larta lipoproteinash në gjak, u ndesh me një problem të tillë.

Rezultatet e studimit tregojnë se dieta dhe stërvitja nuk kanë pothuajse asnjë ndikim në nivelet e lipoproteinave.

“Njerëzit nuk janë të njohur me këtë problem. Ne po përpiqemi të krijojmë një program arsimor, por është shumë i shtrenjtë “, thotë Heri N. Gingsberg, një profesor i mjekësisë në Universitetin Kolumbia.

“Mendoj se 15 deri 20 për qind e popullsisë do të habiteshin për të parë rezultatet e gjakut të tyre”, shton ai.

Çfarë konsiderohet si niveli i lartë i lipoproteina (a)?

30 miligramë për decilitër të gjakut. Në rrezikun e sulmit në zemër janë personat mbi 80-vjeç dhe ata që kanë deri në 150 miligramë janë në rrezik të vazhdueshëm të sulmit në zemër. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit