Rreziku për një luftë të re bërthamore, më i madh se kurrë më parë

Mos i humb

Shqipëri : Në 24 orët e fundit janë rregjistruar 15 raste të reja me COVID-19

15 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në, 1212 në...

Twitteri i shton një paralajmërim postimit të Presidentit Trump

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mineapolis,...

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e...

Eurostat : Rekord në kërkesat për azil dhe marrje nënshtetësi nga qytetarët e Kosovës .

Nga viti 2013 deri në vitin 2018, nga trojet shqiptare janë larguar 227 mijë persona, duke vendosur një rekord në krahasim me...

“Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha të martën një eksperte e lartë e sigurisë, e Kombeve të Bashkuara.

Ajo e quajti këtë një çështje “urgjente”, që bota duhet ta marrë seriozisht. Renata Dwan, drejtoreshë e Institutit të OKB-së për Kërkimet në fushën e Çarmatimit tha se, të gjitha shtetet me armë bërthamore kanë programe modernizimi bërthamor dhe peizazhi i kontrollit të armëve po ndryshon, pjesërisht për shkak të konkurrencës strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Marrëveshjet tradicionale të kontrollit të armëve janë duke u shkatërruar gjithashtu, nga shfaqja e llojeve të reja të luftës, me përhapjen gjithnjë e më të madhe të grupeve të armatosura dhe teknologjive të reja”, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.

Bisedimet e çarmatimit janë pezulluar për dy dekadat e fundit, për sa kohë që 122 vende kanë nënshkruar një traktat për ndalimin e armëve bërthamore, “pjesërisht nga irritimi dhe pjesërisht ngaqë i kanë kuptuar rreziqet”, tha ajo.

Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore u mbështet nga Fushata ndërkombëtare për largimin e Armëve Bërthamore (ICAN), e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017. Traktati ka mbledhur deri më tani 23 nga 50 ratifikimet që duhen për të hyrë në fuqi, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Austrinë, Tajlandën, Vietnamin dhe Meksikën.

Traktati kundërshtohet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe shtete të tjera me armë bërthamore.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja. Në shumë...

Nuk ka asnjë sekondë për humbje: Duhet menjëherë të veproni kështu nëse fëmija fillon të ngufatet!

Lodrat e imëta apo objektet të cilat vogëlushët i fusin në gojë janë shkaktare madje për vdekjen e një të tretës së...

Xiaomi Mi CC 10 vjen me një zmadhim optik 12x

Sipas informatave të reja, telefoni i mençur i radhës nga Xiaomi do të bëjë përshtypje me kamerën e tij.

Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt

Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar. Ky është...

ISLAMI DHE MBROJTJA NGA SËMUNDJET

Dr. Amel Kurtishi Islami është një fe që e konsideron dhe e vlerëson shëndetin...