Rriten pagat minimale në hoteleri: 3435 franga për punëtorët e pakualifikuar

Mos i humb

Duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, në Zvicër do të ketë një rritje të pagave minimale në hoteleri.

Bëhet fjalë për rritjen prej 0.5 për qind në krahasim me gjendjen e tashme ndërsa pajtimin për këtë rritje e kanë dhënë sot partnerët socialë (sindikata përkatëse dhe punëdhënësit) para Gjykatës përgjegjëse të arbitrazhit.

Dy federatat e punëdhënësve në hoteleri: Gastrosuisse dhe Hotelleriesuisse, në vitin 2017 në negociatat e zhvilluara me federattat e punëtorëve, gjegjësisht me sindikatat Unia, Syna dhe Hotel Gastro Union, nuk kishin arritur të pajtoheshin për caktimin e një page minimale.

Me rritjen e kontraktuar sot, punonjësit e hotelerisë që nuk kanë shkollim profesional, do të kenë një pagë minimale prej 3435 frangash. Punëtorët që kanë absolvuar një shkollim profesional, pagën minimale do ta kenë 4849 franga. Ndërsa për praktikantët, paga minimale me të renë do të jetë 2190 franga./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit