Rriten rastet e reja Covid, Greqia dhe Spanja vendosin kufizime të reja

Mos i humb

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhëresë, e cila parashikon ndalimin e hyrjes dhe tranzitit në Itali për ata që në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme kanë qëndruar ose ata kanë kaluar nëpër disa vende me situatë pandemike të rënduar.

Në listën e 13 vendeve janë edhe dy vende ballkanike, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, por jo Shqipëria.

Gjithashtu për të garantuar mbrojtjen shëndetësore, fluturimet direkte dhe indirekte nga këto vende gjithashtu janë pezulluar.

Speranza u shpreh se pandemia tani është në fazën e saj më akute dhe ‘Ne-tha ai- nuk mund të çojmë dëm sakrificat e bëra nga populli Italian gjatë këtyre muajve”

Në datën 1 korrik, Komisioni Europian miratoi një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. 

Në Greqi, qeveria ka urdhëruar njerëzit të mos i injorojnë udhëzimet e sigurisë, siç edhe ka ndodhur shpesh. Për shkak të rasteve të reja të koronavirusit të importuara nga vendet fqinje të Ballkanit, Athina ka parashikuar mundësinë e rivendosjes së kufizimeve të reja duke filluar nga dita e parë e javës që vjen.

Ndërkohë, në Spanjë numri i infeksioneve të përditshme është dyfishuar në 24 orë, për shkak të dhjetëra shpërthimeve të vogla pandemike.
Autoritetet e Ishujve Balearik kanë planifikuar detyrimin për mbajtjen e maskave në vendet publike pasi u identifikuan tre vatra infeksioni ne Mallorca.
Më parë, pesë shpërthime të tjera janë raportuar në të njëjtin ishull dhe një tjetër në Ibiza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit