Rriten shpenzimet e jetesës në Maqedoni, prilli më i shtrenjtë se marsi

Mos i humb

 

 

Në prill të vitit 2018 rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe te lëndët djegëse për amvisëritë për 2.8 për qind, shërbimeve spitalore për 2.6 për qind, lëndët djegëse dhe lubrifikantëve si pjesë e pajisjeve për mjetet e komunikacionit për 2.1 për qind, biçikletave për 1.6 për qind, disqeve, kasetave, disketave, filmave për 1.3 për qind.

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti shënojnë rritje prej 0.3 për qind në raport me muajin paraprak, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar 1.4 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror Statistikor. Sipas të dhënave të publikuara shpenzimet e jetesës në prill në raport me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 0.3 për qind, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar tre për qind.

Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2018, në krahasim me muajin e kaluar, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patates dhe frutave të tjerë rrënjësor për 3.6 për qind, pemët e ngrira për 1.2 për qind, mishrave të tjerë të përpunuar prej 0.9 për qind, mishit për 0.7 për qind, prodhimet tjera ushqimore për 0.6 për qind, qumështit për 0.5 për qind, frutave të thata dhe prodhimet e arrave për 0.4 për qind, cigaret për 0.3 për qind, perimet e thata dhe perimet e tjera të përpunuara dhe të konservuara prej 0.2 për qind.

Në prill të vitit 2018 rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe te lëndët djegëse për amvisëritë për 2.8 për qind, shërbimeve spitalore për 2.6 për qind, lëndët djegëse dhe lubrifikantëve si pjesë e pajisjeve për mjetet e komunikacionit për 2.1 për qind, biçikletave për 1.6 për qind, disqeve, kasetave, disketave, filmave për 1.3 për qind, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumenteve optike, shërbimet për rekreacion dhe sport për një për qind, riparimet e aparateve elektrike për 0.9 për qind, aparatet e vogla elektrike për 0.6 për qind, mobiliet për amvisëritë për 0.4 për qind, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës, transporti ajror i udhëtarëve për 0.3 për qind, këpucët, materialet për mirëmbajtje dhe riparime të banesës, mjetet dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht, prodhimet e tjera mjekësore, telefon dhe telefaks-aparatet dhe telefon dhe telefaks- shërbimet, pajisjet për sport, kampim dhe rekreacion në natyrë për 0.2 për qind. Zvogëlimi i indeksit të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2018, në krahasim me muajin e kaluar, është shënuar te sheqeri, mjalti dhe prodhimet e ëmbla për 0,9 për qind, miellit dhe drithërave të tjerë, peshku dhe frutave detare për 0.4 për qind, orizi, prodhimet e tjera të bukës, drithërat dhe vezët për 0.2 për qind.

Zvogëlim i indeksit të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe te pakot turistike të aranzhimit për 7.5 për qind, kopshtet, bimët dhe lulet për 1.4 për qind, librat për 1.3 për qind, automobilët për 1.1 për qind, lëndët tjera personale për 0.4 për qind, enët e qelqit, pajisjet e kuzhinës dhe mjetet tjera për 0.3 për qind, pajisjet e informatikës dhe shërbimet për higjienë për 0.2 për qind./koha.mk/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit