Rritet kufiri i moshës për përdoruesit e WhatsApp në BE

Mos i humb

Aplikacioni virtual për mesazhe dhe thirrje WhatsApp njofton se do të rritet kufiri i moshës të përdoruesve të aplikacionit në Bashkimin Europian (BE), në moshën 16 vjeçare.

Aplikacioni për dërgimin e mesazheve dhe për thirrje, WhatsApp, njoftoi se në javët në vijim do të rritet kufiri i moshës për përdoruesit e aplikacionit në BE.

Sipas kësaj, me Rregulloren e re të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, e cila do të hyjë në fuqi në Europë më 25 maj, para përkufizimit të përdorimit të të dhënave digjitale WhatsApp do të realizojë përditësimin e rregullave të reja dhe kufiri i moshës në BE nga mosha 13 vjeçare do të rritet në atë 16 vjeçare.

Të gjitha bizneset digjitale të cilat shërbejnë për Europën, pas datës së 25 majit duhet të veprojnë në përputhje me rregulloren e re. Kompanitë të cilat nuk e respektojnë rregulloren e re, do të përballen me dënime. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit