Rritet niveli i kërcënimit për anijet britanike në Gjirin Persik

Mos i humb

Qeveria britanike ka rritur nivelin e kërcënimit për anijet britanike që udhëtojnë në Gjirin Persik për shkak të frikës së ekspozimit të tyre ndaj sulmeve nga Irani.

Qeveria ka rritur nivelin e kërcënimit më “kritik”, i cili ka për qëllim rreth 30 anijeve komerciale në pronësi britanike të cilat kalojnë në Gjirin Persik në bazë ditore dhe që kanë paralajmëruar të qëndrojnë larg ujërave iraniane.

Të mërkurën, një anije luftarake britanike parandaloi tre anije të marinës iraniane në tentimin e tyre për të penguar rrugën e një tankeri britanik që dilte nga Gjiri Persik. Qeveria e akuzoi Iranin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar pasi tankeri nuk ishte në ujërat iraniane.

Anija luftarake britanike HMS Montrose dhe tre anije më të vogla operojnë në Gjirin Persik, por nuk kanë kapacitet për të përcjellë të gjitha anijet komerciale në ngushticën kontestuese të Hormuzit.

Zyrtarët e mbrojtjes po shqyrtojnë mundësinë nëse do të stacionojnë më shumë anije luftarake për të siguruar anijet britanike. Megjithatë, për shkak të shkurtimeve buxhetore të vendosura nga qeveria, kjo gjë mund të jetë e vështirë.

Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt tha se “incidenti i fundit me anijet iraniane në Gjirin Persik tregon saktësisht se përse duhet të investojmë më shumë në mbrojtje”.

“Ne kemi shkurtuar tejmase marinën tonë dhe kjo tani patjetër të rishikohet. Ne duhet të shfaqim besueshmëri në botë duke vendosur paratë tona aty ku është goja jonë!”, tha Hunt.

Konfrontimi britaniko-iranian në Gjirin Persik ndodhi ditën e njëjtë kur policia në Gjibraltar arrestoi kapitenin dhe shefin e tankerit iranian të naftës, i cili u konfiskua javën e kaluar përderisa po tentonte të transportonte naftë në Siri.

Irani ka kërkuar lirimin e stafit dhe anijes dhe ka kërcënuar Londrën me masa hakmarrëse, retorikë e cila ka ngritur tensionet mes dy shteteve në një rajon i cili veçse është i kapluar nga lufta dhe lojërat e rrezikshme politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit