Rritet numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për festa

Mos i humb

Në doganat shqiptare është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve në territorin e Shqipërisë për rastin e festave të fundvitit.

Sipas të dhënave të 24 dhjetorit nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5934 shtetas shqiptarë dhe 862 shtetas të huaj.

Të shumë kanë qenë edhe ata që kanë preferuar t’i kalojnë festat e fundvitit në vende të tjera.

Kështu, nga Shqipëria kanë dalë 3059 shtetas shqiptarë përmes doganës së Kapshticës dhe 302 shtetas të huaj. Autoritetet doganore të pikës kufitare të Kapshticës nuk kanë raportuar për asnjë problem gjatë këtyre orëve.

Për të lehtësuar fluksin e madh të lëvizjes, pala shqiptare ka shtuar sportelet./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit