Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

Mos i humb

ITALI- Numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 87. Shifra është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore në Itali.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Federata e urdhrit të mjekëve (Fnomceo), bëhet e ditur se gjatë orëve të fundit numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë nga CoVid-19 është 7 duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të mjekëve të vdekur në 87.

“Dy mjekë të përgjithshëm, një internist, një mjek spa, një reanimator, një kardiolog dhe një radiolog” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas raportit të fundit të Institutit Superior të Shëndetësisë, 12 252 punonjës shëndetësorë janë të infektuar.

Ndërkohë në të gjithë Italinë janë shënuar deri më tani 15,887 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit