Rritet numri i të prekurve nga epidemia e fruthit!

Mos i humb

Është dyfishuar numri i pacientëve të prekur nga epidemia e fruthit. Nga 2 shkurti deri më sot, janë regjistruar 58 pacientë të sapo sëmurë, prej të cilëve 54 nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Gostivari dhe Gjevgjeli, deklaron epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë.

Ai tha se 144 fëmijë ose 71 për qind e të gjithë fëmijëve nuk ishin të vaksinuar ose kishin marrë vaksina jo të plota. Ata fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar, qartë janë më të ekspozuar ndaj sëmundjes në të cilët virusi pritet që të depërtojë dhe të shkaktojë sëmundje.

“Gjëja e dytë që ka rëndësi është se 32 për qind e këtyre fëmijëve janë nën moshën një vjeçare dhe nuk iu janë nënshtruar vaksinimit sipas kalendarit të vaksinave. Të sëmurët janë të moshës nga një muaj deri në 54 vjet. Më shumë se 60 për qind e të sëmurëve janë të moshës 1 deri në 4 vjet. Grupi më i ekspozuar është nga një deri në katër vjet. Bëhet fjalë për epidemi të vërtetuar dhe konfirmuar nga Instituti jonë”, tha Karaxhovski.

Ai shtoi se numri i përgjithshme i të vaksinuarve në vend në periudhën nga fillimi i epidemisë deri më tani është 8.434 persona, nga të cilët 5.900 janë nga Shkupi dhe 2.534 nga qytetet e tjera. Sipas tij, pritet rritja e mëtejshme e epidemisë, sepse ajo nuk e ka arritur kulmin e vet, pasi që 50 përqind e të vaksinuarve janë nga territori i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit