Rritet numri i të punësuarve në zyrën e kryeministrit Haradinaj

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar institucionet e vendit për numrin e madh të punësuarve në zyrën e kryeministrit si dhe uljen e investimeve kapitale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se rritja e numrit të të punësuarve në zyrën e kryeministrit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve dhe koordinatorëve nacional.

Sipas tij, këto poste po i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro.Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN. Analizojeni vetë figurën më poshtë.

1. Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro.

2. Vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milion euro më shumë, që është 6.5 milion euro më shumë se në Qeverinë Mustafa.

3. Subvencionet tani janë 3 milion euro, që janë për 1.5 milion më shumë, pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë.

4. Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milion, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit