Rritet numri i të vdekurve nga sulmet terroriste në Sri Lankë

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga sulmet terroriste që shënjestruan kisha dhe hotele në ditën e Pashkëve në Sri Lankë, është rritur në 310.

Sipas lajmit të Sri Lankë DailyMirror, duke u bazuar në deklaratat e zëdhënësit të policisë për media, Ruwan Gunasekara, numri i të vdekurve nga sulmet terroriste të së dielës së kaluar është rritur në 310.

Gunasekara njoftoi se vazhdojnë operacionet pas sulmit, duke shtuar se deri më tani rreth 40 të dyshuar janë kapur. Ai tregoi se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të vendit.

– 23 prilli shpallet ditë zie kombëtare

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, ka shpallur 23 prillin ditë zie kombëtare në vend pas sulmeve terroriste ndaj 8 pikave.

Në deklaratën nga Zyra e Sirisena-s bëhet e ditur se Sirisena do të zhvillojë takime me diplomatë të huaj për të biseduar në lidhje me çështjen e ndihmës ndërkombëtare.

Deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me sulmet në vend është ndaluar qasja në platformat e rrjetit social Facebook dhe Instagram si dhe në aplikacionin WhatsApp.

Në një deklaratë të mëparshme nga Zyra e presidentit Sirisena kishte theksuar se pas sulmeve terroriste ushtrisë i janë dhënë kompentenca të jashtëzakonshme për të kapur dhe arrestuar të dyshuarit terroristë.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sri Lankë ishin kryer sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Ndërkohë të paktën 35 shtetas të huaj, përfshirë dy turq, kanë humbur jetën në sulmet terroriste ndaj tetë pikave të ndryshme në Sri Lankë, njoftuan zyrtarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit