Rritet numri i të vdekurve nga tajfuni Hagibis në Japoni

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga tajfuni Hagibis në Japoni është rritur në 40.

Sipas informacionit që agjencia e lajmeve Kyodo ka përpiluar nga burime të ndryshme, numri i të vdekurve nga tajfuni Hagibis që ndikoi Japoninë fundjavën e kaluar është rritur në 40.

Forcat e mbrojtjes civile, policia dhe zyrtarët e zjarrfikësve njoftuan se në rajonet e prekur nga tajfuni mbi 100 persona janë lënduar, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 17 të zhdukurve.

Agjencia për Menaxhimin e Zjarreve dhe Fatkeqësive, bëri të ditur se janë evakuuar rreth 38.000 persona nga 17 rajone.

Personat që ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë në vendet si shkollat të siguruara për viktimat e fatkeqësisë.

Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios, bëri të ditur se në 56.800 shtëpi nuk mund të jepet energji elektrike në Tokio dhe rajonet përreth.

Gjithashtu edhe në Miyagi, Iwate, Fukuşima dhe Niigata 5.600 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, tha Kompania e Energjisë Elektrike të Tohoku.

Kryeministri i Japonisë, Abe Shinzo, anëtarëve të kabinetit u dha udhëzime për sigurimin e ushqimit, ujit dhe materialeve tjera, si dhe riparimin e menjëhershëm të infrastrukturës siç janë energjia elektrike dhe sistemet e ujit në rajonet të prekura nga tajfuni, pa pritur nga autoritetet vendore.

Në mbarë vendin ndodhën të paktën 56 rrëshqitje të dheut

Instituti meteorologjik paralajmëroi se “Hagibis” mund të jetë tajfuni më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, e cila po lëviz erërat deri në 180 kilometra në orë.

Agjencia e motit shpalli situatë emergjente në Tokio dhe në rajonet tjera si Gunma, Saitama, Kanagava, Yamanashi, Nagano dhe Shizuoka.

Për shkak të tajfunit në mbarë vendin kishin ndodhur të paktën 56 rrëshqitje të tokës. Gjithashtu ishte sugjeruar evakuimi i mbi 6 milionë personave nga ishulli Honshu i Japonisë.

“Mbi 110 mijë oficerë të policisë, zjarrfikës, zyrtar të rojes bregdetare dhe personel të SDF-së (Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze) aktualisht janë të angazhuar në operacione shpëtimi”, njoftoi kryeministri japonez, Abe Shinzo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit