Rritet numri i të vdekurve nga tajfuni tropikal në Filipine

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga tajfuni tropikal Tembin (Vinta) në Filipine, është rritur në 200.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, zyrtarët e institucionit të menaxhimit të fatkeqësive, njoftuan se nga tajfuni kanë humbur jetën gjithsej 200 persona, 153 prej të cilëve në ishullin Mindanao, ndërsa 47 në Zamboanga.

Ndërsa zyrtarët policorë theksuan se janë në kërkim të 72 personave të humbur. Gjithashtu është bërë e ditur se tajfuni është duke përparuar drejt Vietnamit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, duke shprehur keqardhje për vdekjet, tha se OKB-ja është e gatshme që të ndihmojë.

Në stuhinë Urduja, e cila shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të tokës gjatë javës së kaluar në Filipine humbën jetën të paktën 40 persona, kurse kjo stuhi shkaktoi rreth 20 milionë dollarë dëme në infrastrukturë dhe bujqësi. Në

Filipine çdo vit ndodhin rreth 20 tajfune dhe stuhi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit