Rritja e numrit të viktimave nga koronavirusi, Italia vendim tjetër pas 3 prillit, izolim edhe për dy javë të tjera

Mos i humb

Italia po risheh vendimin e ‘Lock- Doën’-it deri në 3 prill duke menduar ta zgjasë atë deri në 18 prill.

Dje vendi fqinj shënoi një rekord botëror sa i përket koronavirusit teksa shënoi plot 969 viktima vetëm në 24 orë teksa ai total po afrohet rreth 10 mijës ndërsa të infektuarit janë 86 mijë duke kaluar edhe Kinën.

Më 3 prill sipas mediave italiane kryeministri Conte dhe kabineti i tij do të marrin vendimin e radhës për shtyrjen e ’’ Lock- Doën’’- it kombëtar.

Dje Presidenti Matarella i bëri një thirrje dëshpëruese BE-së që të ndihmojë Italinë para se të jetë shumë vonë teksa qarqet nacionaliste italiane janë nxehur së tepërmi nga rezervimi i Unionit duke paralajmëruar edhe daljen nga BE pas tejkalimit të kësaj situate.

Italia në rang viktimash nga COVID-19 kap vendin e parë në botë kurse sa i përket numrit të të prekurve është e dyta pas SHBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit