Rrjedha Turke” dërgon 500 milionë metra kub gaz në Evropë përmes Turqisë

Mos i humb

Rusia transferoi mbi 500 milionë metra kub gaz natyror në Evropë nga Turqia përmes tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke” gjatë muajit të parë të funksionimit të tij në janar 2020, njoftojnë sot burime të industrisë,  (AA).

Tubacioni “Rrjedha Turke”, i cili u hap nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin më 8 janar, dërgoi 506.3 milionë metra kub gaz në Evropë nga Turqia përmes Bullgarisë.

Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara me Turqinë, thesari turk do të marrë tarifa mujore tranziti për çdo metër kub të transferuar.

“Rrjedha Turke” është një tubacion gazi, eksporti i së cilës shtrihet nga Rusia në Turqi përtej Detit të Zi, i projektuar me një kapacitet prej 31.5 miliardë metra kub gaz në vit.

Furnizimet tregtare përmes tubacionit të gazit filluan më 1 janar 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit