Rruga e Kalasë në Lezhë, ende e pariparuar

Mos i humb

 

U shemb ne muajin mars dhe ende vazhdon te mbetet e pariparuar rruga që të çon në Kalanë e Lezhës.

 Bashkia ka deklaruar se nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në këtë aks ndaj dhe shpesh i ka bërë apel institucioneve përgjegjëse të investojnë, pasi kalaja është një nga atraksionet më të mëdha turistike të këtij qyteti.

“Kemi bërë shkresë Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Monumenteve. Ky është sektor mjaft i rëndësishëm nuk hyn në kompetencat e Bashkisë”, shprehet Fran Frrokaj, kreu i bashkisë Lezhë.

Në fund të muajit Prill prefektura tha se shumë shpejt do të ndërhyhej në këtë aks.

“Bashkë me forcat e ushtrisë do të bëhet edhe ndërhyrja”, deklaronte Ndrek Mhillaj më 30 prill 2018.

Rruga që të çon në Kalanë e Lezhës përfundoi në 2012 – ën dhe ishte një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por herë pas herë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të saj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit