Rruga e Kombit, Basha: Zgjidhje me dialog, pati dhunë policore

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike dënoi dhunën që sipas tij policia ushtroi ndaj protestueseve dhe kërkoi largimin e forcave speciale nga Kukësi. Sipas Bashës zgjidhja e situatës bëhet vetëm me dialog.

Në daljen e tij të dyte për mediat pas protestës në Rrugën e Kombit, edhe Lulzim Basha dënoi dhunën, por në ndryshim nga kryeministri ai dënoi atë të policisë ndaj protestuesve.

“Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve. Të vihen para drejtësisë përgjegjësit. Ta vazhdojmë protestën e tyre me çdo mjet demokratik. Dërgimi i forcave speciale është provokim frikacak. T’i largojë menjëherë ata që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të luftojë kriminelet dhe jo popullin. Policet të refuzojnë urdhrat për të terrorizuar popullin”, tha Basha.

Per kreun e opozitës, përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës evitohet me një mënyrë.

“Zgjidhja arrihet me dialog. Qytetaret nuk do të mund të detyrohen të paguajnë një taksë korruptive”, u shpreh kreu i opozitës.

Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve të mos bien pre e përgjërimeve të personit që sipas tij i zhyti në varfëri. Në emër të opozitës së bashkuar, kreu i PD i bëri thirrje kreut të qeverisë që të pezulloje menjëherë zbatimin e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mos gënjehen nga përgjërimi i Ramës.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos gënjehen nga mashtrimet dhe përgjërimet e shtirura të një kryeministri manipulator dhe të paskrupullt, që i ka gënjyer, varfëruar dhe zhytur në papunësi, drogë dhe në krim çdo ditë, këto katër vjet, por të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një qeverisje të mirë dhe të denjë”, theksoi Basha.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit