Ballina Shqipëria Rruga e Kombit, e hapur në të gjithë gjatësinë e saj

Rruga e Kombit, e hapur në të gjithë gjatësinë e saj

18
0

Rruga e Kombit, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, është plotësisht e pastruar.

Kjo gjë ka mundësuar një qarkullim më se normal, si për mjetet e vogla, ashtu dhe për ato të rënda.

Një flotë prej 37 borëpastruesesh janë në gatishmëri 24 orë të ditës në rrugën e Kombit, jo vetëm për të pastruar borën nga shtrati i rrugës, por edhe për të bërë kriposjen e saj.

Koncesionari garanton mbajtjen në gjendje optimale të kësaj rruge, pavarësisht kushteve atmosferike.

“Shoqëria koncesionare disponon 37 mjete borëpastruese. Nga këto, rreth 50% e inventarit janë mjete me zero kilometra, të pajisura për shpërndarjen e kripës. Me këto mjete dhe me këtë përkushtim që ka stafi i shoqërisë koncesionare, ne garantojmë të gjithë udhëtarët dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve se rruga do të jetë në kushte shumë të mira teknike. Mjetet do të lëvizin pa zinxhirë”, tha Skënder Iseberi, drejtor i mirëmbajtjes.

Rruga e Kombit është një nga akset më të rëndësishme të vendit dhe lidhja kryesore mes Shqipërisë e Kosovës. Prej një viti, zgjerimi dhe mirëmbatja e saj është dhënë me koncesion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here