Rruga e mundimshme e Vetëvendosjes për ta hetuar SHIK-un e Kadri Veselit

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka rinisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një komisionit hetimor me qëllim hetimin dhe zbardhjene veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës”, i drejtuar dikur nga Kadri Veseli, kryetar aktual i Kuvendit.

Dhe pas dështimit dy herë për të formuar këtë komision, pasi nuk u bën 40 nënshkrimet e nevojshme, kjo parti beson se këtë herë do t’ja dalë.

Nëse Kadri Veseli mban fjalën e dhënë me 7 dhjetor të 2017-tës, ku tha se “është i gatshëm që ta formojnë komisionin dhe se i pari do ta japë i pari nënshkrimin, ashtu sikurse edhe deputetët e PDK-së, atëherë VV do e ketë më të lehtë t’ia arritë qëllimit.

Por iniciuesja për hetimin e SHIK-ut, vetëvendosësja Albulena Haxhiu nuk pret që të ndodhë kjo gjë, porse shpresat i mban tek LDK-ja e Isa Mustafës.

“Është tejet e rëndësishme që grupi parlamentar i LDK-së, t’a mbështesë nismën tonë. Ne na duhen edhe 8 nënshkrime. Jemi të bindur që do arrijmë t’i mbledhim 40 nënshkrime, aq sa na duhen”, thotë Haxhiu për tesheshi.com

Por deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, e pyetur muaj më parë për këtë çështje la të nënkuptohet se kjo parti nuk do mbështet nismën e VV-së, pasi deklaroi se çështja e hetimit të SHIK-ut është serioze dhe nuk duhet të bëhet lojë politike me këtë gjë.

“Ne si LDK e kemi shqyrtuar disa herë, do ta analizojmë me gjakftohësi por s’do të lejojmë që me këtë çështje të përfitohen poena politik. Kjo temë është tepër e ndjeshme kërkon ekpertizë. Dëmi i është bërë LDK-së, në drejtësi duhen dëshmi. Jemi për me pas komision hetimor për një sektor të kësaj çështjeje, por jo të të bëjmë politik dhe t’i vëjmë kësaj pike se gjoja u mbyll. Kështu nuk shkon. Për këtë çështje duhet vërtet drejtesia ta thotë fjalën e saj”, deklaroi Gaxherri për tesheshi.com.

Kujtojmë se ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, është ligjvënësi i parë që kërkoi zyrtarisht hetimin e SHIK-ut, me ç’rast në mars të vitit 2011-të paraqiti në Kuvend iniciativën e themelimit të komisionit hetimor.

Më pas, në fillim të vitit 2015, subjektet opozitare atë kohë filluan mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve, në mënyrë që të krijohet një komision për hetimin e SHIK-ut, por kjo nismë dështoi pasi ata nuk arritën t’i sigurojnë 40 nënshkrimet e nevojshme.

SHIK-u, i njohur si organizatë e afërt sidomos me Partinë Demokratike të Kosovës, shpalli përfundimin e aktiviteteve të veta më 14 qershor të vitit 2008 nga shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli.

Shuarja zyrtare e SHIK-ut u cilësua edhe nga ndërkombëtarët si një kusht i domosdoshëm për t’i lëshuar vendin strukturës së re të inteligjencës së Kosovës, të quajtur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit