Rrustemi: Fitorja e Vetëvendosjes është pengesë për kriminelët dhe mafinë

Mos i humb

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se vetëm në dy komunat ku ka fituar VV, është vendosur që të rinumërohen votat, dhe po në këto komuna nuk ka numërim të votave me kusht dhe me postë.

Sipas Rrustemit, fitorja e VV-së është pengesë e kriminelëve dhe mafisë.

Më tej ai thotë se fitorja do të lejohet që t’i merret Vetëvendosjes.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

Vetëm për dy komunat ku ka fituar Lëvizja VETËVENDOSJE! vendoset që të rinumërohen tërësisht:

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është pengesa e vërtetë e tyre, por pengesë për kriminelët dhe mafin do të mbesim gjithnjë, përgjigje për ata po ashtu. Vullneti i votuesve nuk mund të zhbëhet, fitorja nuk do të lejohet që të na merret. Kjo para së gjithash është fitore e qytetarëve të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit dhe kështu do të mbetet!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit