Rrustemi lavdëron Kurtin, u votua më shumë se sa dikur Visar Ymeri

Mos i humb

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka vlerësuar tejet të rëndësishme zgjedhjet e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, zgjedhje këto të cilat sipas tij pjesëmarrja ka qenë me e lartë se sa në zgjedhjet e kaluara, ku Visar Ymeri është zgjedhur kryetar i Vetëvendosjes.

Këto komente Rrustemi i bëri të ditur në konferencën për media ku publikoj të dhënat rreth pjesëmarrjes se djeshme në zgjedhjet për kreun e e Vetëvendosjes , zgjedhje këto në të cilat Albin Kurti, është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Lëvizja Vetëvendosje.

Rrustemi theksoi se Albin Kurtin për kryetar e votuan mbi 10 mijë anëtarë të VV-së, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 33.83% e anëtarëve.

“33.83% votues kanë dalë për të votuar dhe ka qenë dalje rekorde, 100% ka rritje krahasuar me vitin 2015. Ndërkaq kandidati Albin Kurti ka marrë 98.8% të votave, tha Rrustemi

Po ashtu ai ka thënë se procesi zgjedhor i ditës së djeshme ka shënuar rezultat pozitiv krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Kjo është hera e tret që Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme. Votimi për kryetar në vitin 2011 nuk është zhvilluar për një ditë të vetme. Për nga lloji i tij zgjedhjet e brendshme te vitit 2011 nuk krahasohen me zgjedhjet e vitit 2015 dhe zgjedhjet e djeshme. Në zgjedhjet për kryetar të vitit 2015 për herë të parë u vendos opsioni abstenim. Zgjedhjet e djeshme kanë përmirësime të dukshme. I gjithë votimi u mbajt me një ditë. Numri total i anëtarëve të VV-së, është rritur me 60 për qind, derisa i atyre qe kanë votuar është rritur gati 100 për qind”.

Ndryshe Albin Kurti ishte kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e mbajtura dje në të gjitha degët e kësaj partie në Kosovë dhe jashtë saj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit