Ballina Shqipëria Ruçi: PABSEC, hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes vendeve themeluese

Ruçi: PABSEC, hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes vendeve themeluese

6
0
SHPËRNDAJE

 

 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryesuesi i radhës së Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Gramoz Ruçi, tha se themelimi i PABSEC-ut ishte një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit midis vendeve themeluese por edhe më gjerë.

Ruçi në fjalimin e tij në Samitin e Krerëve të Parlamenteve me rastin e 25 vjetorit të PABSEC-ut, ku Anadolu Agency (AA) shërben si ofrues zyrtar i fotografive, shprehu kënaqësinë se janë mbledhur në Stamboll.

“Themelimi i PABSEC-ut ishte një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit midis vendeve themeluese, por edhe më gjerë. Duke e përfaqësuar një pjesë të botës me kultura, me besime, me histori, me tradita të ndryshme zhvillimi organizata jonë ka qenë dhe mbetet për bashkëpunim edhe më të gjerë. Ky proces nisi si nismë qeveritare dhe më vonë parlamentare dhe gradualisht u shndërrua në një bashkëpunim të gjithanshëm midis gjithë vendeve tona. Qeveritë dhe parlamentet hodhën gurët e themelimit të organizatës duke iu përgjigjur kështu aspiratës së popujve tanë për bashkëpunim, miqësi, paqe në këtë pjesë të botës “, u shpreh Ruçi.

Vizioni i PABSEC-ut është miqësia, mirëkuptimi, respekti reciprok dhe mosndërhyrja në punët e brendshme, tha Ruçi duke shtuar se, “Problemet si kanë lindur gjatë këtij çerekshekulli të parë të jetës së organizatës janë të zakonshme për një zonë si kjo e jona e ngarkuar me kaq shumë histori”.

Ai më tej duke theksuar se mund të avancojnë nëpërmjet ekonomive të fuqishme dhe zhvillimit, shprehu dëshirën që të forcohet edhe më shumë bashkëpunimi mes shteteve anëtare të organizatës.

“Vlera kryesore e rajonit janë njerëzit” 

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC, Asaf Hajiyev, duke falënderuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman për mikpritjen e tyre, tha se rajoni i Detit të Zi gjithmonë ka luajtur rol të rëndësishëm në politikën botërore.

Ai gjithashtu duke theksuar se rajoni në fjalë është i pasur nga burimet e energjisë, tha se vlera kryesore e këtij rajoni janë njerëzit.

Hajiyev më tej informoi të pranishmit në lidhje me strukturën dhe aktivitetet e PABSEC. /Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here